![]() ![]() ![]() |
|
Një "Wadjda" për Kosovën
nga Visar Duriqi http://www.islamicpluralism.org/2377/nje-wadjda-per-kosoven
Arabia Saudite, një vend që dominohet nga meshkujt, po ndryshon ngadalë. Një shembull tipik është hapja e re që bëhet në filmin e vitit 2012 "Wadjda", filmi i parë artistik në Arabinë Saudite që është bërë nga regjisorja e parë femër- Haifaa Al-Mansour. Vendi i im, Republika e Kosovës, me një popullsi më të madhe se 90 për qind myslimane, kontrollohet po ashtu nga meshkujt por që duket se do të ndryshoi. Ky impresion, megjithatë, është krijuar sepse Kosova ka një grua presidente, Atifete Jahjagën, që është mendim i gabuar. Presidentja Atifete Jahjaga nuk i takon kategorisë së njëjtë si Wadjda, protagonistes kryesor në filmin saudit. Ne kemi nevojë për një Wadjda për vendin tonë – për një femër që ka shpirtin e karakterit të filmit dhe një film sikurse ai. Ne kemi nevojë për shumë Wadjda. Më Wadjda, regjisorja tregon një tregim të një vajze 10 vjeçare në një botë ku gratë ekzistojnë për të lindur fëmijë, për të plotësuar kërkesat seksuale dhe të bëjnë bukë. Wadjda, jeton në kryeqytetin saudit, Riad, bën një përpjekje të pafundme për të blerë një biçikletë, e njëjtë sikurse e ka një djalë, fqinj i saj. Asaj i tërhiqet vërejtja që vajzat nuk duhet të vozisin biçikletë, që reflekton në doktrine wahhabi saudite. Megjithatë, nëna Wadjdas, shpenzon paratë e kursyera të saj për të blerë një fustan të kuq për t'ja blerë asaj një biçikletë. Në fund Wadjda shëtit në autostradë më të, duke u ruajtur nga meshkujt saudit.
Wadjda merr atë çka e meriton, pa u ankuar në të qenit një grua. E dëshirojë një Wadjda për Kosovën. Vendi i im ka plotë gra të cilat dëshirojnë të drejtat e tyre, ato janë inteligjente dhe të arsimuara, por të cilat dështojnë. Ata ngushëllohen memendimin "Jam një grua, e pabarabartë, pa të drejta dhe duhet të me jepen të drejta". Kosova është një vend evropian dhe pengesat në barazinë e grave në Ballkan janë rrallë prezente kur krahasohen me atë të Mbretërisë Saudite. Poligamia është e rrallë në Kosovë, shkurorëzimi civil është një e drejtë e garantuar, gratë janë të prezantuara gjerësisht në të gjitha profesionet – presidentja Atifete Jahjaga ishte komandante e policisë – dhe të gjitha religjionet kanë të drejtat e tyre. Mirëpo, Kosova me një industri filmike që nuk ka ndalesa nga gjërat e ashtuquajtura "morale" dhe kërkesa fetare si në realitetin saudit, po ashtu ka nevojë për filma që do të paraqesin aspektet e errëta të jetës në republikë – ku kasta e liderëve mashkullorë vendos e vetme për të ardhmen e vendit, duke injoruar apo manipuluar pothuajse të gjitha gratë, zyrtarët qeveritarë dhe liderët fetarë. Ata veprojnë pa ju përmbajtur ligjit apo zakoneve të shtetit – duke shpërndarë korrupsionin në jetën private dhe publike, nëpërmes kërcënimit, një zakon i rregullt që dërgon në padrejtësi. Kosova ndan një problem shoqërorë me Arabinë Saudite. Ky është infiltrimi i islamit radikal tek aparati kryesor i klerikëve në këtë vend. Kosova ka nevojë për një "Wadjdas" për të kundërshtuar hapur ata të cilët, në emër të islamit, imponojnë zakone e huaja tek ne. Tregimi për viktimizimin e klerikëve të moderuar mysliman dhe intelektualëve, largimi i tyre nga kongregacioni, largimi nga pozita e mësimdhënësve, sulmet fizike dhe abuzime të tjera, duhet të vihen në spikamë. Si një qytetarë i Kosovës, detyrohem të besoj në kreun e shtetit tonë, presidenten Atifete Jahjaga, e njohur me nofkën "Zarf-tifete". Pozitën e saj ajo e mori para afro katër vitesh, në prill të vitit 2011, në kohën kur u prezantua si emër në një zarf për Politikën e Kosovës, nga ish ambasadori Amerikan në Kosovë nga viti 2009-2012, Christopher Dell, i cili ishte emëruar në këtë pozitë nga Obama. Jahjaga ishte një grua e panjohur – kur ajo u prezantua në publik ishte vetëm një fotografi e saj në Google Images. Atifete Jahjaga nuk e kërkoi postin e presidentes, në mënyrën sikurse Wadjda luftojë për biçikletën e saj. Atifete Jahjaga nuk rrezikoi asgjë. Ajo doli të jetë mbi partitë politike. Është fatkeqësi që vendi i im i vogël nuk e ka vetëm një Atifete Jahjaga, që është një person me pozitë të lartë, që e ka marrë si dhuratë atë. Fatkeqësisht, shumica e grave në jetën publike në Kosovë janë sikurse ajo. Ato janë mbështetur nga diplomatët amerikan dhe personalitet lokale duke i shtyrë dhe dhënë pozita të ndryshme si: në biznes, në politikë, operacione kriminale, por si gjithmonë partnere të heshtura. Presidentja Atifete Jahjaga na e prezantojnë thjesht si një imazh pozitiv për Kosovën, në një vend më mbi 90 për qind nga 1.8 milion banorët e saj të përkatësisë myslimane, një vend me shumicë myslimane por me një presidente femër. Regjisorja e Wadjdas, Haifaa Al-Mansour, bëri vite për të bërë filmin e saj. Ajo u detyrua që të bëj kompromise duke ndryshuar edhe skenarin. Vendi i im Kosova, me identitet fetarë mysliman, ka nevojë për gra të forta në jetën publike, të cilat guxojnë të bëjnë gjëra të ndaluara në emër të islamit, por cili islam i ndalon ato? Arabia Saudite po ndryshon. Wadjda, një film që ofron një përshkrim real për hapjen e shoqërisë Saudite mori mbështetje edhe nga Mbreti saudit, Abdullah. Disa patën kritika që filmi ku tregon nënën e Wadjdas duke blerë biçikletën në vend që vajza të bëj këtë vetë. E dua një Wadjda për vendin tim, jo si disa gra- sikurse presidentja Atifete Jahjaga. Kam motra dhe shoqe. Do të dëshiroja të isha një vëlla apo shok i një presidenteje femër, por e një presidenteje e cila e ka marrë atë pozitë sikurse Wadjda biçikletën e saj – sepse ajo femër luftoi dhe e meritoi atë. Shënim: Teksti në gjuhën angleze i këtij neni është i arritshëm në http://www.islamicpluralism.org/2376/a-wadjda-for-kosovo. Note: The English-language text of this article is accessible at http://www.islamicpluralism.org/2376/a-wadjda-for-kosovo. Tema të ngjashme: Albanian Muslims, Balkan Muslims, European Muslims, Kosovo, Macedonia, Montenegro, Saudi Arabia, Wahhabism receive the latest by email: subscribe to the free center for islamic pluralism mailing list Note: The content of external articles does not necessarily reflect the views of Center for Islamic Pluralism. |
Latest Articles |
||
home | articles | announcements | spoken | wahhabiwatch | about us | cip in the media | reports external articles | bookstore | mailing list | contact us | @twitter | iraqi daily al-sabah al-jadid |