![]() ![]() ![]() |
|
Myftiu Fuad
nga Nebih Maxhuni http://www.islamicpluralism.org/1820/myftiu-fuad Myftiut Naim Tërnava i ka dalë situata prej dore, me ose pa dëshirë. Punën e tij tash po e kryen Fuad Ramiqi, njeriu që duket se e ka gjetur deriçkën për faktorizim politik. Ai po udhëheq turmat e myslimanëve që po protestojnë për ndërtimin e një xhamie të madhe në qendër të Prishtinës. Imamë kosovarë pyesin se kush është në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës. Përçarjet kanë nisur ta lëkundin Bashkësinë Islame të Kosovës. Udhëheqës të myslimanëve në disa komuna të Kosovës kanë nisur haptazi ta akuzojnë kryetarin e BIK'ut, Naim Tërnava, se mban lidhje me radikalët islamikë. Sipas tyre, në protestat dhe bllokimin e rrugëve në kryeqytet, në mënyrë indirekte është i përfshirë edhe BIK'u në krye me Tërnavën. "Prapaskena e këtyre mund të jetë edhe Naim Tërnava. Problemi qëndron se kur ti nuk i kryen punët në shtëpinë tënde, atëherë t'i kryejnë të tjerët, siç janë OJQ'të ndryshme që thirren në emër të myslimanizmit, e që po protestojnë", thotë për Express Mulla Osman Musliu nga Drenasi, i cili disa herë është rrahur nga persona të panjohur, për shkak të qëndrimeve të tij ndaj vahabistëve. Myftiu Naim Tërnava nuk është parë në protesta, por një njeri tjetër po e luan rolin e tij. Ai është Fuad Ramiqi. Mulla Osmani ka disa pyetje: "Kush është ky Fuad Ramiqi, çfarë bën ky njeri? A është ai në krye të BIK'ut apo Naim Tërnava nuk i ka kryer punët si duhet dhe tash kemi këtë gjendje?". Sipas tij, Tërnava ka disa vjet që nuk ka thirrur asnjë takim me kryetarët e bashkësive islame të qyteteve të Kosovës, për shkak se janë disa kryetarë që nuk pajtohen me qëndrimet e BIK'ut për shumë çështje. Mulla Osmani ka edhe një porosi për Tërnavën dhe njerëzit e tjerë të BIK'ut. "Ai dhe të tjerët duhet që t'i thërrasin njerëzit e tyre. Ka më shumë se 30 vjet që jam në BIK dhe asnjëherë askush nuk më ka pyetur për asgjë. BIK'u duhet të konsultohet se si ta zgjidhim këtë situatë". Ai ka akuzuar drejtpërdrejt kryeimamin Tërnava dhe klanin e tij se janë të lidhur ngushtë rreth përftimeve të shumta materiale që vijnë nga OJQ të ndryshme, e që thirren në emër të fesë islame, por që për prejardhjen e atyre mjeteve nuk dihet asnjëherë. "Naim Tërnava e ka vaktin me ikë prej aty. Ai asnjëherë nuk është distancuar nga protesta apo bllokimi i rrugëve, nga njerëzit që po protestojnë. Unë nuk jam kundër protestës, por ka ndarje të xhematit dhe ndarje brenda BIK'ut", thotë ai. Gazeta ka mësuar nga burime të veta se përçarjet ndërmjet BIK'ut dhe imamëve të disa qyteteve të Kosovës kanë filluar para disa vjetësh, gjegjësisht me ardhjen e Tërnavës në krye të komunitetit mysliman. Ata tashmë janë duke u vetorganizuar kundër BIK'ut dhe Tërnavës. Përveç imamit të Drenasit, politikat e BIK'ut i kundërshtojnë edhe imamët e Hanit të Elezit, Vitisë, Klinës, Podujevës etj. Madje, imami i xhamisë kryesore të Podujevës, Idriz Bilalli ka numëruar një varg akuzash ndaj myftiut Tërnava. Më e rënda ka qenë ajo për bashkëpunim me njerëzit që drejtojnë organizata joqeveritare radikale islamike, që funksionojnë me fonde të dyshimta. Bilalli ka thënë se krerët e këtyre shoqatave, myftiu i mban në funksione të larta dhe me ta është në një koalicion të heshtur, për shkak të fondeve të mëdha që kanë në dispozicion. Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, nuk ka dashur të komentojë akuzat që i janë bërë myftiut Naim Tërnava për lidhjet e tij me radikalët islamikë. "Thirreni myftiun, pyeteni për këtë", ka thënë ai. Por, Tërnava ka qenë e pamundur të kontaktohet të premten. Ndërkaq, Rexhepi ka theksuar se BIK'u asnjëherë nuk e ka përkrahur protestën e xhematit në Prishtinë. "Ne nuk përkrahim dhe nuk qëndrojmë prapa organizimit, sepse kjo vetëm i vështirëson punën BIK'ut në rrugën për të gjetur një zgjidhje me Komunën e Prishtinës për ndarjen e lokacionit", ka thënë Rexhepi për Express. Por, jo vetëm krerët e BIK'ut po akuzohen për lidhje me radikalët islamikë. Njëri nga organizatorët e protestave të xhumasë, Fuad Ramiqi, është akuzuar nga gazetari amerikan i besimit islam, Stephen Suleyman Schwartz, se është përfaqësues në Kosovë i Rrjetit Evropian të Myslimanëve, një organizatë fundamentaliste. Presin deri në Ramazan Prishtinë, 1 korrik - Rreth një mijë besimtarë kanë falur të premten namazin e xhumasë në sheshin "Adem Jashari", që ndodhet në mes të Komunës dhe Kuvendit të Kosovës. Gjithçka ka kaluar pa incidente. Sikurse kishte marrë vendim të enjten në orët e mbrëmjes, organizatori i protestës – Lëvizja "Bashkohu", rruga nuk është bllokuar. Përveç policisë, rendin e kanë mbajtur edhe organizatorët, të veshur me fanella të bardha e të kaltra, të cilët në shumë raste kanë penguar mediat në punën e tyre. Para faljes së namazit, masës së mbledhur i është drejtuar përfaqësuesi i "Bashkohu", Fatos Rexhepi. Ai ka thënë se protesta është anuluar pas analizimit, siç ka thënë, të komunikatës së lëshuar nga Komuna e Prishtinës, e cila po shqyrton ndarjen e hapësirës për xhami dhe qendër islamike. Rexhepi është shprehur i bindur se nisja e punimeve për xhami do të ndodhë ditën e nisjes së muajit të Ramazanit, më 1 gusht. Por, Komuna nuk ka mundur të premtojë nëse ndërtimi i xhamisë do të nisë pikërisht në ditën e Ramazanit. Zëdhënësi Muhamet Gashi ka thënë se Komuna është duke shqyrtuar disa lokacione për të vendosur pastaj se ku do të ndahet hapësira. Shefqet Krasniqi përkrah protestuesit Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi ka thënë për Express se përkrah protestuesit, të cilët, sipas tij, po kërkojnë vetëm që xhemati mysliman të ketë një vend ku do t'i kryente ceremonitë fetare në Prishtinë. "Qysh nuk i përkrahi, me mish e me shpirt. Xhemati verës falet në rrugë, kur temperaturat janë 40 gradë plus, e dimrit falet në temperatura minus 20 gradë Celsius", ka thënë ai. Tema të ngjashme: Albanian Muslims, Balkan Muslims, Bosnian Muslims, European Muslims, Kosovo, Wahhabism receive the latest by email: subscribe to the free center for islamic pluralism mailing list Note: The content of external articles does not necessarily reflect the views of Center for Islamic Pluralism. |
Latest Articles |
home | articles | announcements | spoken | wahhabiwatch | about us | cip in the media | reports external articles | bookstore | mailing list | contact us | @twitter | iraqi daily al-sabah al-jadid |